Si mund  të ndryshoj bota? Është pyetje me rëndësi. Si mund të ndryshojë sjellja e njeriut? Si ta kthejmë natyrën në shëndetin e saj? Këtë e mundëson dhe e bën realitet e ashtuquajtura Ekonomia Qarkore.

Origjina e ekonomisë rrethore thuhet se ka buruar në fund të viteve të 70-ta në Evropë. Mirëpo nëse gjurmohet thellësisht, zanafilla e ekonomisë qarkore nuk është asgjë e re apo ndonjë praktikë e pa njohur pasi që ka qenë gjithmonë rreth nesh dhe rreth veprimtarisë së njerëzimit. Duke pasur parasysh që ky funksion ose proces është cikli jetësor i bashkëveprimit njerëzor me çdo gjë që ekziston në natyrë.

Mirëpo ka një njeri – kuriozitet, i cili ka krijuar një model të ri të jetës. Në të vërtetë edhe pse nuk ka autor të vetëm, Walter R. Stahel përmes teorive dhe aplikimeve te praktikave të një sistemi modern ekonomik, njihet si themeluesi i konceptit të ekonomisë qarkore. Ai bashkë me një numër të vogël të akademikëve nga e ashtuquajtura “Geneviève Ready-Mulvey’s research” Shoqata hulumtuese – Gjenevë, Zvicër kanë modeluar dhe themeluar të mirënjohurën Ekonomia Qarkore. Më saktësisht, kjo shoqatë, më 1976 prezantoi para komisionit Evropian studimin dhe propozimin “Potenciali për Zëvendësimin e fuqisë punëtore për energji”, një libër që më pas publikohet për publikun e gjerë më 1981.

Ekonomia qarkore është adoptuar nga vëzhgimi i praktikave të dëmshme të industrisë së Thëngjillit. Modeli është përdorur nga proceset e punës komuniste të asaj kohe, si bazë është përdorur sistemi shtetëror Kinez. Walter R. Stahel e përshkroi këtë qasje në librin e tij “Ekonomia e Performancës” të vitit 2006, me një botim të dytë të zgjeruar në 2010 që përmban rreth 300 shembuj dhe raste të studimeve bazuar në konceptin e funksionimit të asaj kohe, e që fatkeqësisht aplikohet ende në shumë vende botërore. Libri tjetër më 1989 “Kufijtë e Sigurisë: Përballja me rreziqet në ekonominë e shërbimit të ri” shpjegon shembuj dhe raste tjera që ndërlidhin efektet anësore. Në ndërkohë, përmes perceptimeve dhe diversitetit Walter R. Stahel e zgjeroi këtë filozofi në librat e tij që sot merren si udhëzues strategjik dhe efikas për zhvillimin  e ekonomisë rrethore. E shpjeguar më se miri në publikimin e tij të fundit “Ekonomia qarkore: Udhëzuesi i përdoruesit” me 2019.

Më poshtë po e japim procesin e – qarkut – natyror të “Ekonomisë Qarkore (sipas hulumtimeve të Loop MSC) gjë që e bën të qartë dhe në një skemë krejtësisht të thjeshtë, procesin e rikuperimit dhe të rindërtimit të natyrës, dhe me këtë të planetit tonë, përmes Ekonomisë Qarkore.

Thjeshtësia e Ekonomisë Qarkore dhe modelit të saj është dhënë në dy skema me sa vijon: si proces dhe pastaj si praktikë.

  1. Procesi:

Ekonomia e ciklit rrethor është e ndërtuar në tre parime themelore.

 

Së pari:

DEPARTAMENTI – PROJEKTIMI I MBROJTJES DHE MBROJTJES:

 

Kjo përfshin një plan për eliminimin e të gjithë faktorëve që dëmtojnë shëndetin e njeriut dhe sistemin natyror. Kjo në mënyrë krejtësisht të thjeshtë dhe të mundshme bën eliminimin e të gjithave, që nga: mbeturinat / plehrat, karburantet që lëshojnë dyoksid karboni dhe rrisin emetimet e gazrave serë, kemikalet, substancat toksike dhe burimet e rrezikshme që ndotin tokën, ujin dhe ajrin.

 

Së dyti,

PRODUKTET DHE MATERIALET MBAHEN NË PËRDORIM:

Duke mbajtur të gjitha materialet në përdorim, stimulohet dhe favorizohet veprimtaria e qëndrueshme si ndaj Ndryshimit të planetit po ashtu edhe ndaj profitit. Mënyra se si bëhet kjo është përmes riparimit, ripërdorimit, rindarjes dhe në disa raste po ashtu edhe riciklimin, por “jo si lëndë djegëse”. Kjo do të çonte në krijimin e punës dhe të energjisë efikase dhe të pastër.

 

Së treti,

SISTEMET NATYRORE RIGJENEROHEN:

Në këtë fazë të procesit veprimtaria njerëzore ekonomike orientohet kah ekologjia. Me këtë përqendrimi është në praktikat ekologjike që shmangin degradimin e tokës dhe rindërtojnë shëndetin e tokës pas degradimit të saj. Për shembull. praktikat bujqësore, pyjet, baseneve ujore, etj [1]

 

  1. Praktika

 

Apo, për të qenë shumë më të përpiktë në këtë sistem të profitit dhe të ekonomisë dhe të veprimtarisë njerëzore, ne këtu po e shpalosim tërë praktikën e saj. Sipas sistemit të ekonomisë qarkore këtu kemi parashtruar dhjetë pika parimore që zhvillojnë qarkun e ekonomisë së shëndetshme:

 

  1. Tërë veprimtaria njerëzore ekonomike ruan natyrën e materialeve, ato edhe pas përdorimit mbeten të natyrshme; ajo që mbetet pas veprimtarisë njerëzore duhet të jetë e përdorshme si burim natyror dhe biologjik
  2. Të gjitha produktet që nuk janë të nevojshme më për njeriun dhe nevojat fillestare të konsumatorit, duhet të përpunohen në sistemin qarkor si natyrë dhe në natyrë
  3. Të gjitha produktet vihen në procesin e Ripërdorimit-Rinovimit; të produkteve të caktuara, kryesisht atyre produkteve që janë në funksion ose të përdorshëm. Modeli i rikuperimit dhe restaurimit të produkteve (elektronike të ndryshme, teknike, fizike, etj.)
  4. Riparimi-Rindërtimi; i çdo produkti ose materiali që nuk është në veprim funksional por kanë mundësinë që të riparohen dhe rigjenerohen përsëri për përdorim të caktuar
  5. Riciklimi; (tani edhe si një term i njohur për të gjithë shoqërinë) që do të thotë se të gjitha materialet e krijuara nga ose në mbeturinat do të duhen të përdoren për përfitim prodhimi, etj.
  6. Valorizimi – këtu huazohet si term ekonomik kur mbeturinat bëhen burim energjie duke përdorur mbeturina të riciklueshme
  7. Energjia efikase; energji e krijuar nga burime të pastra dhe jo të dëmshme për njerëzimin dhe mjedisin. Kjo do të thotë të eliminohen të gjitha fosilet e djegies për të prodhuar produktin, ripërdorimin, riparimin dhe riciklimin si një proces prodhimi.
  8. Ekonomia e funksionalitetit merr kuptim kur produkti i përdorur kthehet në kompani prodhuese apo shërbyese, çmontohet për ripërdorimin e pjesëve të vlefshme ose pjesëve ku ato janë ripërdorur dhe përsëri “kthehet në funksion” në përputhje me konceptin ekologjik
  9. Eko Dizajn /Model: konsiderohet si një koncept i modelit i cili integron dhe ka ndikimin e tij ekologjik gjatë gjithë ciklit jetësor që ka të bëjë me material, produkt apo shërbim.
  10. Ekologjia industriale dhe territoriale karakterizohet si një model organizativ industrial ose një administrim i gjerë i optimizuar. Ndërmerr shkëmbimin e burimeve të ndryshme industriale, stoqeve, energjisë, shërbimeve dhe informacionit me interes të ndërsjellë. [2]

Pra siç është vënë në theks këtu procesi i propozuar për Ekonominë Qarkore, iniciuar prej themeluesit të saj, Walter R. Stahl, dhe modifikuar tutje si model për rindërtim të shëndetit të ndërsjellë ndërmjet njeriut dhe planetit, e tëra është e mundshme. Në të vërtetë e tëra është proces natyror i cili orientohet dhe riorientohet tutje në veprimtarinë njerëzore.

Por, aq më shumë, siç shihet nga praktika, Ekonomia Qarkore nuk bën gjë tjetër përpos që ruan natyrën duke e përpunuar atë dhe duke ruajtur gjithmonë natyrën e materialeve.

Është e mundshme pra, jeta në tokë, dhe ndryshimi i sjelljes së njeriut, sid he kthimi i shëndetit të njeriut.

[1]  Box 1 Circular economy concept and principles by Ellen McArthur Foundation’s

[2] Parimet e ekonomisë rrethore (Circular economy principles) https://www.activesustainability.com/sustainable-development/what-is-circular-economy/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *