Greenhouse Effect of Earth

Planeti ynë, sipas të gjitha rezultateve të vëzhgimit të tij, është duke kaluar nëpër ndryshim. Me këtë edhe është dërmuar në masë të madhe nga sjellja jonë, nga veprimtaria jonë, lineare e shfrytëzimit të tij.

Por ka një problem në tërë këtë, pamundësia e komunikimit të zakonshëm ndër-njerëzor të këtyre ndryshimeve dhe të kuptimësimit të tyre për ne dhe me ne.

Problemi duke qenë se njeriu i zakonshëm e ka të vështirë të kypet, të kuptimësojë dhe të veproj më tutje në vazhdën e këtij informacioni. Që do të thotë se duhet të jetë i informuar së pari, gjë që do të krijoj përgjegjësinë enë veprimin e tij dhe do të mundësoj edhe Ndryshimin si të njeriut po ashtu edh të planetit.

 

Loop MSC e bën këtë të mundshme përmes mënyrës së saj të komunikimit dhe të qartësimit të Ndryshimit që po ndodh, në planetin tonë por edhe në sjelljen tonë, apo të ndryshimit të sjelljes sonë që duhet të ndodh.

Në këtë do të marrim shembull “efektin e gazrave serrë” të quajtur dhe të njohur ndërkombtarisht si “grenhouse gas effect”. Do të shpjegojmë dhe qartësojmë se ç’ është duke ndodhur në të vërtetë.

 

Me sa vijon është përshkrimi dhe elaborimi i procesit të gazrave të tokës dhe efekti i tyre, pra të Greenhouse Gasses – Greenhouse effect, sipas hulumtit të Loop MSC:

 

“ – Greenhouse gasses aka The Greenhouse Effect – është një proces që ndodh kur gazrat në atmosferën e tokës bllokojnë nxehtësinë e Diellit. Ky proces e bën Token/Planetin  shumë më të ngrohtë se sa do të ishte pa atmosferë.

 

Efekti i gazrave nga ndotja është një nga çështjet aktuale, shumë serioze dhe të rrezikshme për Token/Planetin , gjë që ndoshta mund të jetë çështja më serioze për të cilën duhet ndërmarrë hapa urgjent, pasi qe ky proces ka dendësuar mbështjellësin tokësor dhe gradualisht është duke e shndërruar hapësirën e Tokës në një vend të pa rehatshëm për të jetuar, dhe me një të ardhme edhe të “pa-mundur” për të vazhduar jetën “species”, organizmat e gjallë!

 

Ajo që ndodh në të vërtetë është ky proces.

 

Procesi: Energjia e Diellit, rrezet e tij, arrijnë në atmosferën e Tokës, gjatë ditës sipërfaqja e Tokës nxehet nga rrezet e diellit. Natën, sipërfaqja e Tokës ftohet, duke lëshuar nxehtësinë e  diellit përsëri ne ajër-atmosferë. Kjo është ajo që e mban Tokën tonë stabile dhe në një ngrohtësi mesatare (14 gradë C). Pjesa e ujit e luan një rol kryesor për këtë ekosistem pasi që një pjesë e saj reflektohet nga uji si pasqyrë në hapësirë dhe del nga atmosfera tokësore, kurse pjesa tjetër fatkeqësisht mbetet nga dendësia e gazrave “Greenhouse gasses” te cilat janë në rritje dhe që shumohen në vazhdimësi prej ndotjes (fabrikave, naftës….) dhe rrezatohet prapë brenda tokës. Për shkak të këtyre gazrave te dëmshme rrezet e diellit kthehen pas dhe nxehin në vazhdimësi tokën dhe krijohen ndryshimet klimatike. D.m.th. i gjithë ky proces quhet The Greenhouse effect.

The Greenhouse effect i natyrshëm me gazrat mesatare është i dobishëm pasi qe krijohet ekosistemi mirëpo përmes ndotjes krijohet efekti anësor dhe kjo kalon në proces të shndërrimit të gazrave prej natyrës së tyre të dobishme, në gazra të rrezikshme.

Gazra të cilat marrin pjesë në këtë efekt janë; Dyoksidi i karbonit, metani, gazrat e flurinuara, nitorux oxide, avulli i ujit dhe ozoni.

 

Çelësi për të parandaluar këtë është i gjithë koncepti i të jetuarit pa ndotje.

 

Sipas këtij komunikimi dhe sipas filozofisë së Loop MSC e tëra është tek komunikimi ndërmjet informatës së Ndryshimit të planetit tonë dhe njeriut të zakonshëm.

 

Përmes këtij shkrimi ne po e provojmë se njeriu i zakonshëm mundet dhe po ashtu duhet edhe të informohet por edhe të merr pjesë në rikuperimin e planetit tonë.

 

Pasi që të jetë qartësuar ajo që po vëzhgohet, kutpimësohet dhe po bëhet e vetëdijshme, jeta pa ndotje do të jetë edhe përgjegjësi e shtuar dhe e arritur e njeriut ndaj planetit dhe po ashtu edhe mundësi e ndryshimit të sjelljes së njeriut dhe të zhvillimit të raportit të shëndosh ndërmjet nesh dhe planetit tonë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *