Sigurisht që të gjithë jemi të brengosur dhe pyetemi se ç’është duke ndodhur, prej se është përhapur pandemia e COVID 19. Pyetemi nëse ka të bëjë me Ndryshimin e tokës dhe sjelljen tonë. Pyetemi nëse kjo është dora e njeriut apo nëse është proces natyror.

Por ka rrezik. Sipas të gjitha matjeve të dekadave të fundit, kemi dërmuar resurset e imunitetit të gjallesave dhe të resurseve të cilat e konsumojmë si njerëz dhe kemi krijuar një shpërthim të membranës së imunitetit të tokës. Për më shumë, më poshtë po e japim hulumtimin e Loop MSC lidhur me ndërlidhjen e pandemisë aktuale me Ndryshimin e planetit.

  • Në të vërtetë problemi i Pandemisë së COVID 19 duhet parë në perspektivën e matjeve dhe studimeve shkencore (të hulumtuara Loop MSC) që ndërlidhin ndryshimet gjenetike të gjallesave në planetin ton, ndryshimit të ekosistemit. Gjë që është krijuar nga ndryshimet klimatike aktuale me ndikim direkt apo indirekt nga cikli i veprimtarisë njerërzore, dhe kjo veprimtari që është në veprim në planetin tonë, tani njihet si veprimtari ekonomike lineare.

Edhe pse kjo tezë nuk ka ndonjë shënim konkret zyrtarë, ajo bazohet në hulumtimet aktuale të prezantuara edhe në World Economic Forum te cilat i paraqesin fosilet djegëse si shkaktarët më të mëdhenj të toksinave që ndotin ajrin, ujin dhe tokën.

Toksina të cilat kontaminojnë mjedisin, përfshihen në ujin e pijshëm, ndotin tokat pjellore që përfshihen në ushqim e të cilat shkaktojnë ndryshim në kafshët dhe ndotin ajrin me kemikale të pa përballueshme për imunitetin e organizmave. Kështu duke krijuar mutacion të sëmundjeve ngjitëse që mund të përçohet lehtë nga një organizëm në organizma tjerë. Për më shumë, uji i kontaminuar përçohet direkt ne gjallesat ujore (algat, peshqit, karkaleca, guaca, etj). Anasjelltas edhe nga gjallesat tokësore; kafshët, shpezët dhe njerëzit. Pa anashkaluar kontaminin e tokës si pjesë bazë ushqyese e gjallesave tokësore si një proces i ekosistemit jetësor ku përdoren gjallesat nga aspekti ushqimor/ngrënie, transformojnë toksinat nga njëra në tjetrën duke shkaktuar mutacion të pa përballueshëm organik në organizmin e njeriut dhe duke dobësuar funksionin imunitar përmes baktereve dhe virusit vdekjeprurës.[1]

 

  • Sipas matjeve të fundit (shih linkun për në artikullin e publikuar në Daily News) deri në 1.7 milion viruse të paidentifikuara, të njohura për infektimin e njerëzve, mendohet se ekzistojnë te gjitarët dhe zogjtë e ujit. Dhe cilido prej tyre mund të ishte “Sëmundja apo Virusi X” tjetër – potencialisht edhe më shkatërruese dhe vdekjeprurëse sesa virusi COVID-19 ‘.

Matjet tregojnë se sjellja e njeriut, apo veprimtarie ekonomike lineare në shfrytëzimin e tokës ka krijuar një ‘ stuhi perfekte ‘ për përhapjen e sëmundjeve.

Diçka për t’u brengosur është se ‘pandemitë e së ardhmes ka të ngjarë të ndodhin më shpesh, përhapen më shpejt, kanë ndikim më të madh ekonomik dhe vrasin më shumë njerëz nëse nuk jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në lidhje me ndikimet e mundshme të zgjedhjeve që bëjmë sot.’

 

Sipas iniciativave globale me vetëdije të informuar thellësisht dhe të përvojës duhet të ndërtohet ‘një qasje globale’. ‘Një Shëndet’ duhet të zhvillohet për të njohur ‘ndërlidhjet komplekse midis shëndetit të njerëzve, kafshëve, bimëve dhe mjedisit tonë të përbashkët. (Fund i citimit të hulumtimit të Loop MSC)

 

Përfundim

 

Sigurisht, ky është kontakt direkt i njeriut me pafuqinë e tokës sot, dhe në këtë edhe ankth dhe frikë nga ky kontakt, me një botë të pafuqishme për të përballur ndryshimet e saj dhe të gjallesave e të njeriut po ashtu.

Kjo ka shkaktuar një ankth global, dhe po ashtu edhe ankth për të qartësuar më tutje se ‘çka është duke ndodhur’?

Por Loop MSC e sheh këtë edhe si mundësi, siç edhe thuhet “në çdo të keqe ka edhe një të mirë” prej të cilës duhet të nisemi për të rindërtuar planetin tonë, për të rindërtuar mundësitë e jetës së shëndoshë dhe mundësitë për regjenerimin e planetit tonë.

 

LOOP SMC

Korrik 2020

[1] WORDL ECONOMIC FOORUM / How our responses to climate change and the coronavirus are linked https://www.weforum.org/agenda/2020/04/climate-change-coronavirus-linked/

Leave a Reply

Your email address will not be published.