Loop SMC ka paraqitur trendin e rritjes momentale të investimeve dhe renditjen e atyre vendeve që janë duke bërë investimet më të mëdha në tranzicionin energjetik, pra në investimet për prodhimin e energjisë së pastër, apo siç e quajmë më shpesh, atë të energjisë së rinovueshme

Një numër i ekonomive më të mëdha tani po shikojnë drejt burimeve të pastra të energjisë për të ndihmuar në reduktimin e varësisë së tyre nga lëndët djegëse fosile me ndotje të lartë. Shumë nga këto vende janë duke kaluar nëpër tranzicionin energjetik.

Arritja dhe zbatimi i objektivave për emetim zero të karbonit në shkallë globale pritet të kushtojë rreth 125 trilion dollarë në investime për klimën. Në vitin 2021, bota shpenzoi 755 miliardë dollarë për vendosjen e teknologjive të energjisë me karbon të ulët, 27% më shumë se një vit më parë.

Kina rriti investimet e saj të përgjithshme në tranzicionin energjetik me 60%  nga nivelet e vitit 2020, duke forcuar më tej pozicionin e saj si një lider global. Më shumë se 130 vende kanë vendosur ose po shqyrtojnë një objektiv për emetimet neto zero deri në vitin 2050.

Arritja e neto zero emetimeve të gasrave në një shkallë globale, megjithatë, kërkon 125 trilion dollarë investime për klimën deri në vitin 2050, sipas hulumtimit të porositur nga United Nations Framework Convention on Climate Change (UNFCCC).

Theksuam se ky nivel investimi nuk është arritur ende, ai prap është duke u rritur në mënyrë graduale. Në vitin 2021, bota shpenzoi 755 miliardë dollarë për vendosjen e teknologjive të energjisë me karbon të ulët, 27% më shumë se një vit më parë.

Investimet e tranzicionit të energjisë sipas vendeve: 10 vendet kryesore investuan së bashku 561 miliardë dollarë në tranzicionin e energjisë, gati tre të katërtat e totalit botëror. Investimet e përgjithshme të këtyre vendeve janë paraqitur në tabelën më poshtë.

Shtetet

 

Investimet  Përqindja botërore
Kina $266 35.2%
SHBA $114 15.1%
Gjermania $47 6.2%
Mbretëria e Bashkuar $31 4.1%
Franca $27 3.6%
Japonia $26 3.4%
India $14 1.9%
Korea Jugore $13 1.7%
Brazili $12 1.6%
Spanja $11 1.5%
Totali

 

$561 74.3%

 

Investimet ishin kryesisht në projekte, të tilla si burimet e rinovueshme, magazinimi, infrastruktura e karikimit, prodhimi i hidrogjenit, energjia bërthamore, projektet e riciklimit dhe CCS (procesi i kapjes dhe ruajtjes së dioksidit të karbonit përpara se të lëshohet në atmosferë).

Leave a Reply

Your email address will not be published.