Hidroponika është një metodë bujqësore që përfshin rritjen e bimëve, pa tokë, duke përdorur vetëm ujin. Koncepti themelor i një ferme hidroponike është se uji e zëvendëson tokën.  Kjo mënyrë e kultivimit mund të cilësohet si mënyrë e qëndrueshme e bujqësisë.

Fjala “hidroponik” është me origjinë greke – “hidro” që do të thotë “ujë” dhe “ponik” që do të thotë “punë”.  Mundësitë e kësaj teknike kanë marrë vëmendje të konsiderueshme vitet e fundit.

Në teknologjinë hidroponike tretjet me minerale dhe kripëra shtohen në ujë për të siguruar lëndë ushqyese për një rendiment të shëndetshëm. Lëndët ushqyese të shtuara në ujë mund të përfshijnë fosforin, azotin, kalciumin, kaliumin dhe shumë të tjera, në varësi të bimëve që rriten.

Të lashtat e rritura duke përdorur teknologjinë hidroponikë përdorin vetëm një sasi të vogël uji. Uji qarkullon përmes një sistemi të mbyllur dhe e sjell ujin direkt në rrënjët e bimëve.

Sasia e ujit të përdorur është shumë e vogël, sepse ndryshe nga bujqësia konvencionale uji ripërdoret ose riqarkullohet. Bimët marrin ujin e kërkuar, ndërsa uji i tepërt kapet dhe bllokohet përsëri në sistem. Humbja e ujit, mund të ndodhë vetëm nëpërmjet dy formave përkatëse: avullimit dhe rrjedhjeve të sistemit.

Rendimentet e të korrave të disa bimëve mund të merren plotësisht të barabarta me ato të marra në tokat pjellore. Megjithatë, prodhimi i bimëve në shkallë të gjerë nga hidroponia do të ishte ekonomik vetëm për lloje të caktuara të bujqësisë intensive ose në kushte të veçanta.

Shkalla e rritjes për një bimë hidroponike është 30-50 % më e shpejtë se një bimë e rritur në tokë. Me teknikën hidroponike, lëndët ushqyese janë më të lehta për t’u absorbuar nga bima. Kultivuesi mund të kontrollojë dritën, nxehtësinë, lëndët ushqyese, hidratimin, dëmtuesit dhe të gjitha aspektet e tjera të procesit të rritjes.

Meqenëse bujqësia hidroponike praktikohet në një mjedis të kontrolluar (quhet edhe bujqësi e mjedisit të kontrolluar), është një përshtatje e përkryer për rritjen e brendshme. Kjo do të thotë njerëzit mund të hapin një fermë hidroponike në vende ku mungon toka për punë ose aty ku toka nuk është pjellore, teknikat hidroponike mund të tregohen shumë të dobishme në zonat urbane, vende me klimë ekstreme – si zona arktike, shkretëtirë etj.

Hidroponika kërkon shumë më pak hapësirë sesa bimët e rritura në tokë. Në varësi të sistemit, kur hidroponika kombinohet me teknikat vertikale të bujqësisë, ato mund të përdorin deri në 99% më pak tokë sesa teknikat tipike bujqësore.

Dizajni vertikal i instalimit hidroponik

Leave a Reply

Your email address will not be published.