• Të gjithë po bëhemi më të përgjegjshëm për sa I përket nevojës për të qenë efficient dhe miqësor me ambientin e megjithatë ka vetëm disa hapa të thjeshta që ne mundemi ti bëjmë pa u menduar shumë e gjithashtu pa na kushtuar shumë. Ka shumë mënyra – që na ndihmojnë të jëmi shumë më efficient në ambientin e shtëpisë tonë dhe të jetojmë në një ambient më të qëndrueshëm. Shtëpitë ekologjike janë ato konsumi i energjisë i të cilit është minimaldhe vështirë se gjeneron ndonjë ndikim në mjedis, si për sa i përket emetimeve dhe mbetjeve.

 

  • Karakteristikë tjetër që shtëpitë ekologjike përmbushin është se materialet e tyre janë të respektueshme për mjedisin. Kjo është, materialet me të cilat janë ndërtuar janë natyrore, të riciklueshme dhe kanë një gjurmë të vogël ekologjike. Përveç kësaj, ne përpiqemi të përdorim materiale që kërkojnë pak energji, si në prodhimin e tyre ashtu edhe në transportin e tyre.

 

  • Megjithëse dritat LED kanë qenë në treg prej vitesh, ka vetëm pak kohë që kanë rënë në syrin e publikut. Njerëzit kanë filluar të edukohen dhe të kuptojnë se si mund të ruajnë ambientin dhe në të njëjtën kohë të kursejnë para.
  • Nëse ende nuk jeni te kategoria e njerzve te cilët përdorin dritat eficiente LED, radhën tjetër kur do të vij radha për zëvendësim, bëni zgjedhjen e duhur!! Këto poça kursyes kanë një fuqi prej 60W dhe zgjasin deri në 25,000 orë, ndërkohë një poc normal zgjat vetëm 1500 orë. Gjithashtu investoni në dritën natyrale të shtëpisë tuaj!
  • Në ditët e vjeshtës dhe të dimrit –dritë e shtrenjtë, e shkëlqyer dhe e pazëvendsueshme.
  • Në periudhat e verës – dritë e cila është e pranishme gjithkund, e theksuar dhe natyrale
  • Sa i përket pikës së dytë, saktësisht e dimë se cila është arsyeja që harxhojmë më shumë energji. Kondicionerët punojnë shumë më shumë për ta përshtatur temperaturën në gradë të ndryshme. Sa shumë energji do të kursehej dhe sa pak dëm do të shkaktohej nëse do të fikeshin kondicionerët kur ishte koha e duhur. Një mënyrë tjetër si mund të ruhej energjia do të ishte përdorimi I paneleve diellore në shtëpitë tona. Mund të jenë pak më të kushtueshme, por kursejnë shumë herë më shumë se sa kostoja e tyre. Përvec një shtëpie eficiente, ke një shtëpi që e do planetin Tokë.
  • Një nga burimet me të rëndësishmë për njeriun-Uji. Ne te gjithë jemi fajtor për atë lënien e ujit të rrjedhë kur kemi qenë duke larë dhëmbët ose enët. Ajo që ne duhet të bëjmë është të informohemi se sa mungesë të ujit ka nëpër botë. Ka njerëz që nuk kanë qasje te uji, dhe kjo për shkakun tonë. Uji është një nga resurset më të nëvojshëm për njeriun, pa te cilin nuk bëjmë dot, prandaj një zgjedhje do të ishte ta përdornim disa herë të njëjtin ujë me të cilin pastruam perimet për të ujitur lulet. Apo të përpiqemi të mos shkaktojmë ineficienca duke e lënë ujin të rrjedhë pa na u nevojitur.
  • Të flasësh për të qënit ekologjik është e thjeshtë, por është akoma më e thjeshtë të marrësh disa hapa të vegjël që fillojnë nga shtëpia juaj dhe e kanë efektin jashtë në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.