Humbja e energjisë mund të ndodhë në mënyra të ndryshme, dhe atë kryesisht nëpërmjet shfrytëzimit dhe përdorimit jo- efikas.

Kur kursimi i energjisë u bë një çështje publike gjatë viteve 1970, ajo u promovua nga shumë njerëz me qëllime të mira, të cilëve u mungonte përvoja që gjërat të funksionojnë në drejtim të duhur.

Shtetet dhe organizatat ndërkombëtare përmes marrëveshjeve të ndryshme, kanë bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të uljes së nivelit të konsumit global të energjisë.

Protokolli i Kyotos (Kjotos)  i vitit 1998 mbi ndryshimet  klimatike, përcakton – që çdo shtet duhet të marrë masa për të rritur efiçiencën e energjisë në nivelin kombëtar

Ruajtja e energjisë trajtohej si një pilulë magjike që do të shëronte sëmundjen e energjisë dhe shpërdorimin e sajë, njëherë e përgjithmonë.

Fatmirërsisht  sot egzistojnë Rregullore dhe Ligje të cilat e mbështesin efiçencën e energjisë. Një ligj të tillë e ka edhe Kosova. Mirëpo, a zbatohet ky ligj sa duhet në jetën tonë të përditshme, mbetet  ende të shihet.

Por të kthehemi, te përdoruesi dhe shfrytëzuesi i përditshëm i energisë elektrike. Apo siç e quajmë “Konsumi fundor i energjisë” . E ata janë individët, fabrikat, bizneset, industritë e kështu më radhë.

 

Çka mund të bëhet që të jemi sa më efiçent në ruajtjen e energjisë?

Një ndër faktorët në këtë drejtim janë ndryshimet dhe përmirësimet teknologjike, ekonomike dhe mënyra e sjelljes.

Kursimi i energjisë elektrike fillon nga familjet dhe shtëpitë tona, ndërsa disa nga masat më të rëndësishme mund të jenë:

  • të përdorim sa më shumë ndriçim natyral
  • të fikim dritat në hapësirat dhe dhomat ku nuk qëndrojmë ose shfrytëzojmë
  • të përdorim llamba efiçiente- apo siç quhen poqa LED
  • instalimi i termoizolimit për muret e jashtme si dhe për kulmin e dyshemenë
  • zëvendësimi i dritareve të vjetra me një xham, në ato plastike me dy ose edhe me tre xhama
  • futjen e sistemeve qendrore të ngrohjes
  • futjen e sistemeve të paneleve diellore për prodhimin e ujit të ngrohtë
  • kontrolli dhe mirëmenaxhimi i energjisë

 

Ngritja e vetëdijës për këtë nevojë të domosdoshme, sensibilizimi i opinionit publik dhe edukimi mbi këtë temë që nga bankat shkollore, vetëm sa do të ndihmonte në përmirsimin e efiçencës së energjisë.

Investimet në aspektin teknik, masat stimuluese, informimi dhe vetëdijesimi në këtë fushë janë pikat kryesore në rritjen e efiçiencës dhe ruajtjes së energjisë.

 

 

Në këtë drejtim edhe politikat për efiçencën e energjisë duhet të merren me seriozisht dhe të gjejnë zbatushmëri sa më të gjërë. Ligji për efiçencën e energjisë në Republikën e Kosovës, ndër të tjera i ka të specifikuara edhe objektivat siç janë:

  • Vënia në funksion e teknologjive me efiçiencë të lartë të energjisë, e sistemeve moderne të matjes dhe kontrollit, dhe sistemeve për menaxhimin e energjisë
  • Aplikimi i metodave moderne të menaxhimit të energjisë
  • Promovimi i përdorimit të pajisjeve dhe makinerisë efiçiente, si dhe burimeve të ripërtërishme të energjisë
  • Promovimi i mekanizmave dhe instrumenteve financiare dhe ofrimi i masave stimuluese financiare dhe fiskale
  • Mobilizimi i investimeve në renovim të ndërtesave
  • Bashkëpunimi mes konsumatorëve fundorë të energjisë, prodhuesve, furnizuesve të energjisë me pakicë, shpërndarësve të energjisë dhe institucioneve e autoriteteve publike, me qëllim të arritjes së objektivave kombëtare të politikave për efiçiencën e energjisë
  • Sigurimi i auditimeve energjetike të cilësisë së lartë, sistemeve të menaxhimit të energjisë dhe shërbimeve energjetike në treg
  • Edukimi dhe ngritja e vetëdijes së konsumatorëve të energjisë mbi rëndësinë dhe përfitimet nga zbatimi i masave për ngritje të efiçiencës së energjisë
  • Promovimi i hulumtimeve themelore dhe aplikative në fushën e efiçiencës së energjisë

 

 

ÇFARË PËRFITOJMË NGA EFIҪENCA E ENERGJISË?

Një përdorim efikas dhe ekonomik i energjisë mund të kompensojë pjesërisht rritjen e çmimeve të energjisë. Përveç kësaj, kursimi i energjisë e bën ekonominë më konkurruese.

Nga efiçenca e energjisë mund të përfitojmë shumëqka. Duke kyrsyer energjinë, faturat e energjisë do të jenë më të arsyeshme dhe më të përballueshme për buxhetin tonë. Aplikimi i efiçencës së energjisë duke filluar nga shtëpitë tona do të na sjell më shumë komfor dhe më shumë cilësi të jetës

Efiçenca e  energjisë, përmirëson gjendjen ekologjike, por edhe atë ekonomike. Kontribuon në ruajtjen e mjedisit – si AJRI DHE UJI, i cili direkt do të ndikojë edhe në shëndetin dhe të mirën për gjithë neve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.