Qëllimi kryesor i Marreveshjes se Parisit është të mbaj nën kontroll ngrohjen globale. Një nga mëyrat për ta arritur këtë qëllim, është të zëvëndësojë mënyrat se si ne prodhojmë energji, vecanërisht në vendet në zhvillimm, në mënyrë të tillë që të kemi një të ardhme më miqësore me ambientin dhe më të qëndrueshme përpara nesh.

Ka shumë mënyra se si mund te krijohet energji eco-friendly: Panele Diellore, Sisteme hidro-elektrike dhe forma ku do të fokusohemi sot Fermat e Erës.

KTCC thotë se “për të mbështetur vendet në zhvillim, jetën sociale dhe mirëqënien e shoqërisë, është shumë e rëndësishme që sektori i energjisë të zhvillohet paralelisht me to.

Kosova është një nga vendet më të varfër dhe ka një nga përqindjet më të larta të papunësisë në Europë. Kjo padyshim të fut në dyshime për gjendjen në të cilën ndodhet sektori i energjisë në Kosovë.

Sic e përmendëm dhe më sipër, një nga metodat e të prodhuarit energji të ripërtëritshme është me energjinë e erës. Kosova deri më tani, është në minimum te kapaciteteve të prodhimit të energjisë së ripërtëritshme, me 7 % nga nje total prej 116MW.

Kosova aktualisht ka 8 projekte për ndërtimin e fermave të erës, pesë nga të cilët janë akoma projekte të propozuara, një  Therande (Parku I Erës Budakovë), Peje (Parku I erës Zatriq), Drenas (Parku I Eres Krajkovë), and Shtime (Parku I erës Shtimë).

Ferma e aprovuar ndodhet në Vushtrri (Parku I Eres Cicavicë), Parku I erës Bajgorë në Mitrovicë është në ndërtim dhe e vetmja fermë aktive e erës ne Kosove eshte Parku I Kitkës në Dardani.

Sipas Balkan Green Energy, Ferma e Kitkës ka kapacitetin për të gjeneruar 32.4MË energji, me potencialin për ta rritur me 20MW.

Projekti tashmë I aprovuar I Parkut të erës Cicavicë në Vushtrri, ka kapacitetin të prodhojë deri në 100MW elektricitet, që do të thotë 50MW më shumë se ferma e Kitkës edhe pas rritjes së mundshme me 20 MW.

Duke marrë në konsideratë zhvillimet teknologjike për sa I përket mullinjve të erës dhe prodhimit të energjisë së erës, disa nga projektet e propozuara per fermat e erës ne Kosovë kanë mbëtur në hije e jo-aktive: kjo ka sjell ngrirjen e procesit te zhvillimit dhe implementimit të tyre.

Të arrihen standardet e vendosura nga Marrëveshja e Parisit dhe 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm është e pa shmangshme nëse duam të ruajmë planetin dhe të kemi një të ardhme me të shëndetshme përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.