Qeveritë lokale kërkojnë mënyra për t’u bërë më të qëndrueshëm dhe sot ka një garë për të qenë qyteti më i qëndrueshëm në botë. LOOP SMC ju paraqet 5 qytetet të cilat për momentin kryesojnë në listën si zona urbane miqësore me mjedisin dhe praktikave të qëndrueshmërisë.
Kopenhagë, Danimarkë: Me investimet e vazhdueshme në teknologjinë e gjelbër dhe rrjetin e korsive të biçikletave, Kopenhaga është një nga qytetet më të qëndrueshme. Qyteti synon të jetë qyteti i parë neutral ndaj karbonit deri në vitin 2025.
Kopenhagë, Danimarkë
- Amsterdam, Holandë: Amsterdami është një tjetër qytet në listën e qyteteve më miqësore me mjedisin, në këtë vend promovohen automjetet elektrike me stacione karikimi EV në gjithë zonën e qytetit . Banorët inkurajohen të instalojnë panele diellore në çati dhe të rritin ushqimin e tyre ose të blejnë prodhime lokale, gjë që edhe kontribuon në ekonominë lokale.
Amsterdam, Holandë
- Stokholm, Suedi: Stokholmi është një qytet mirë i planifikuar dhe i qëndrueshëm me synimin për të eliminuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile brenda 20 viteve.
Stokholm, Suedi
- Berlin, Gjermani – Berlini është një nga shembujt më të mirë të qëndrueshmërisë urbane, me mbi 400 stacione karikimi EV, dhe ka investuar në hapësirat e gjelbra që nga Lufta e Parë Botërore.
Berlin, Gjermani
- Portland, SHBA: Portland ka adoptuar një kulturë të qëndrueshmërisë dhe sot një e katërta e qytetarëve të tij udhëtojnë me biçikletë ose transport publik. Sistemet e ndarjes së udhëtimit dhe shtigjet e biçikletave mbështesin gjithashtu metodat e gjelbërta të udhëtimit.
Portland, SHBA