A e ka humbur njeriu kontaktin me natyrën dhe planetin e tij?

1.

Për njeriun ka qenë dhe është esenciale të jetë në kontakt me natyrën. Në vëzhgim dhe në komunikim të drejtpërdrejtë. Që nga shoqëritë dhe kolektivet parake njerëzore njeriu ka qenë në kontakt konstant me natyrën. E më pastaj tutje në shoqëritë që e shpjegonin botën përmes miteve, duke ndërthur natyrën me njeriun, pa ditur dhe as pa dashur të ndajnë njeriun nga natyra. Pastaj deri në modernizim të shoqërisë njerëzore kur njeriu krijoi një mbizotërim mbi natyrën. E deri tek këtu sot në bashkëkohësinë tonë kur bota ka filluar të Ndryshojë nga veprimtaria jonë.

Çka është kontakti me natyrën, apo çka nënkupton kjo?

Megjithëse duket e thjeshtë, dhe lehtë mund të mendojmë se kontakti ynë me natyrën fillon, dhe përfundon në jetën tonë të përditshme, prej ecjes në natyrë e deri tek uji i pijshëm në shtëpi, kjo është paksa më e komplikuar.

Në të vërtetë njeriu që prej historisë së tij parake ka vëzhguar planetin, në mundësitë e veta, prej sjelljes së kafshëve, plleshmërisë së tokës dhe qëndrueshmërisë së bimëve, e deri tek vëzhgimi i klimës, etj. Kjo do të thotë të vëzhgosh dhe të komunikosh me natyrën. Të jesh në kontakt me atë.

Për dallim dhe për qartësim të kontaktit të njeriut me natyrën në bashkëkohësinë tonë, për të kuptuar a jemi në kontakt me natyrën, dhe me këtë me planetin tonë, mund të marrim shembull klimën. Sot klima është e paparashikueshme, në të vërtetë është bërë e paparashikueshme. Po ashtu planeti ka hy në një cikël të ri të zhvillimit të tij, prej asaj që njihet si ngrohje globale, e deri tek ndryshimi i një prej ndërmjetësuesve më të mëdhenj të planetit siç janë akullnajat e polit të veriut dhe të jugut. Etj.

Prej këtu, është e qartë se njeriu ka rrezikuar dhe ka Ndryshuar raportin e ndërsjelljes së njeriut me natyrën dhe me planetin. Është e qartë se planeti dhe natyra kanë filluar të ndryshojnë. Kanë hyrë në një proces jo edhe të favorshëm të ndryshimit për njeriun. Pavarësisht nëse kjo është vetëm shkak i sjelljes dhe veprimtarisë njerëzore, apo edhe cikël jashtë mundësive të shpjegimit, e qoftë edhe të kontrollimit të këtij procesi, planeti ynë është në ndryshim e sipër.

Pikërisht kjo ka shkaktuar edhe ankthin global e edhe reagimin e njeriut ndaj këtyre karakteristikave të planetit tonë.

Por në këtë ka një stagnim të komunikimit ndër-njerëzor. Në të vërtetë nuk po arrihet të bëhet e qartë se çka po ndodh. E në të vërtetë ajo që po ndodhë është se po ndryshojmë edhe ne me tokën

Pra një gjë që është e sigurt: se toka ka Ndryshuar. Por ajo që duhet të ndodh urgjent është të Ndryshojë njeriu brenda saj. Me këtë të ndryshoj edhe dija jonë ndaj tokës, dhe kësaj toke të re në Ndryshim e sipër.

Sjellja e njeriut ndaj vetë vetes së tij, dhe po ashtu me këtë dhe në këtë. Sot sjellja e njeriut është esenciale. Sot njeriu dhe sjellja e tij duhet të kaloj në shqyrtim, në vëzhgim dhe në ndryshim po ashtu. Gjë që do të thotë se njeriu është por edhe duhet të vazhdojë duke kuptuar vetë planetin dhe duke e qartësuar shëndetin e tij në raport të ndërsjellë me tokën.

Për të shpjeguar se sjellja jonë është në Ndryshim e sipër, dhe se sjellja jonë, qoftë edhe vëzhgimi ynë ndaj tokës po ndryshon ndaj natyrës dhe planetit po e marrim shembull një qark të sjelljes sonë ndaj planetit nga dekada e shtatë e shekullit të kaluar deri sot.

  1. Vetëm prej viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar është krijuar një vetëdije për Ndryshimin që po ndodh. Prej këtu është vërejtur dëmi ndaj planetit në shfrytëzimin tonë linear të tokës. Prej këtu filluar ajo që njihet si – ekonomi qarkore. Gjë që do të thotë se njeriu mund të dhe duhet të ndryshoj raportin e tij/saj me tokën, prë të mirën e përbashkët. Ekonomia qarkore e mundëson këtë (shih punimin mbi Ekonominë Qarkore).

(Deri në vitet shtatëdhjetë, nuk ka pasur vetëdije të organizuar kolektive mbi ndryshimin e planetit tonë. Aq më pak rreth efektit të veprimtarisë së njeriut në dhe ndaj tokës. Në këtë siç edhe e ka hulumtuar Loop MSC, apo që Loop e ka për mision ta implementoj dhe ta përhapë në Kosovë, e që është ekonomia qarkore, e përkufizuar nga zvicerani Walter R. Stahel).

Tërë kjo do të thotë se toka është shfrytëzuar pa kthim dhe pa ndërsjellje, dhe pa vetëdije.

  1. Mirëpo, me të kuptuar për Ndryshimin e tokës, dhe duke filluar përpjekjen e përmirësimit të gjendjes së planetit tonë, i tërë fokusi është bartur në zhvillimin e bujqësisë si mënyrë e ruajtjes dhe të zhvillimit të resursve të tokës. Mirëpo, kjo shumë shpejt, me zhvillimin e konsumit në botë dhe me zhvillimin e shfrytëzimit ka kaluar në industri. Industri të dëmshme të natyrës përmes vetë bujqësisë. Gjë që ka sjellë deri tek dërrmimi, erozioni, shtjerrja dhe kufizimi i burimeve tokësore. Gjë që do të thotë se një prej veprimtarive më të sigurta për mbajtjen edhe zhvillimin e tokës dhe resurseve të saj ka ndryshuar, dhe me këtë ka Ndryshuar dhe vetë planeti.

Vetëdija e njeriut ndaj tokës dhe efekteve të sjelljes së tij është në qartësim e sipër dhe me këtë edhe në të kuptuar të vetë planetit tonë, e po ashtu edhe të kujdesit ndaj tij.

  1. Mirëpo, qartësimi dhe përmirësimi i resurseve të natyrës po ndryshon. Sot, sipas informatave të qartësuara, dijes dhe përvojës më bashkëkohore, zhvillimi dhe ruajtja më e avancuar e natyrës, dhe me këtë edhe planetit të Tokës, është përmes kontaktit të përhershëm të njeriut me natyrën, gjë që do të thotë jetës së ndërsjellë ndërmjet të dyjave. Derisa deri në bashkëkohësinë tonë është menduar se njeriu e ruan më së miri natyrën duke e lënë të prezervuar jashtë kontaktit të njeriut, kjo ka rezultuar të jetë e pamjaftueshme dhe e pafrytshme.

Kjo ilustron se njeriu duhet të bëj dy gjëra, të Ndryshojë vetë dhe të përcjellë Ndryshimin e përbashkët: të tokës dhe të njeriut. Nuk ka një zgjidhje të përhershme dhe të pandryshueshme.

Sikur në kohërat e jetës së njeriut në fillet e tij, ai duhet të ndryshojë bashkë me tokën. Duhet të hapëroj në Ndryshimin e përbashkët. Ndryshimin e tokës, Ndryshimin e kontaktit të njeriut me tokën, dhe Ndryshimin e vetëdijes së njeriut ndaj raportit të ndërsjellë të njeriut me natyrën dhe tokën. Pra megjithëse ka përpjekje për përmirësim të gjendjes së planetit tonë, ai po ashtu duhet të ndryshojë dhe po ndryshon. Qartësimi është në vazhdimësi e sipër. Është rikthim qoftë në metodat e ruajtjes së njëri tjetrit, njeriut të tokës dhe me këtë të vetë tokës ndaj njeriut.

Pra t’i kthehemi pyetjes së fillimit: a po e humbim kontaktin me natyrën, me tokën, me planetin tonë?

Si duket, e kishim humbur për një kohë. Dhe kjo po na kushton me procese tejet të mëdha dhe tejet të ngadalshme për ndryshim. Por në këtë edhe duhet gjetur, kemi gjetur qasje të re, dhe vetëdije të informuar nga përvoja e këtyre ndryshimeve dhe e dijes mbi këtë përvojë. Por ky është Ndryshim dhe duhet të vazhdoj tutje, në qartësime të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.