“Mbetje spitalore“ janë mbetjet e krijuara nga prodhuesit e mbetjeve, ku përfshihen mbetjet e rrezikshme dhe jo të rrezikshme .Mbetje farmaceutike” përfshijnë produktet farmaceutike të skaduara ose të pa përdorshme, produktet farmaceutike të kontaminuara nga rënia/rrëzimi përtokë, barnat e tepërta, vaksinat ose serumet dhe sendet e hedhura të përdorura gjatë trajtimit të barnave, të tilla si: shishe, kuti, doreza, maska, tuba etj. Ato përfshihen si mbetje spitalore.

Administrim i mbetjeve spitalore përfshin minimizimin/reduktimin në burim, ndarjen, grumbullimin, transportimin, depozitimin, asgjësimin, pakësimin dhe ripërdorimin e mbetjeve.

• OBSH vlerëson se, në vitin 2000, injeksionet me shiringa të ndotura shkaktuan 21 milion të infektuar me virusin e hepatitit B (HBV), 2 milion infeksione të virusit të hepatitit C dhe 260 000 të infektuar me HIV në mbarë botën. Shumë prej këtyre infeksioneve ishin të shmangshme nëse shiringat do të ishin asgjësuar në mënyrë të sigurtë.

“Trajtim i mbetjes” është ndryshimi i vetive ose i përbërjes së mbetjes, duke e transformuar atë në produkt përfundimtar, ose në lëndë të parë apo ndihmëse për prodhimin e produkteve përfundimtare.

• Mbetjet infektive dhe anatomike përfaqësojnë shumicën e mbetjeve të rrezikshme, deri në 15% të totalit të mbetjeve nga aktivitetet e kujdesit shëndetësor. Shiringat dhe aget përfaqësojnë rreth 1% të totalit të mbetjeve, por ato janë një burim kryesor i transmetimit të sëmundjes, nëse nuk menaxhohen si duhet. Substancat kimike dhe farmaceutike përbëjnë rreth 3% të mbetjeve nga aktivitetet e kujdesit shëndetësor, dhe 1% e përbëjnë substancat radioaktive të totalit të mbetjeve të kujdesit shëndetësor.

Nga shuma e përgjithshme e mbeturinave të gjeneruara nga aktivitetet e kujdesit shëndetësor, rreth 80% e tyre është mbetje e përgjithshme, 20% e mbetur konsiderohet material i rrezikshëm që mund të jetë infektiv, toksik apo radioaktiv

Leave a Reply

Your email address will not be published.