Industria e riciklimit dhe prodhimet e ricikluara nuk kanë ndonjë përdorim të gjërë në Kosovë. Industrinë e riciklimit duhet ta shikojmë si një industri e cila ka marrë zhvillim gjithandej, vetëm këto dekadat e fundit. Në Kosovë, kjo është ende një fushë e re industriale, dhe me pak e përhapur se fushat e tjera të zhvillimit industrial dhe ekonomik.

Në bazë të shënimeve egzistuese në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në Kosovë, industria ricikluese mund të gjejë zhvillim (lënda bazë vjen nga mbeturinat).  Me ç’rast njëkohësisht do të ecnin si ruajtja dhembrojtja e mjedisit, ashtu edhe zhvillimi ekonomik në vend.

Industria, apo ta quajmë ndryshe ri-përpunimi dhe ri-prodhimi i mbeturinave apo mbetjeve të materialeve të ndryshme siç janë: plastika, xhami, letra, metali etj., mbeten një potencial jo-mjaftueshëm i shfrytëzuar për investime dhe biznes të qëndrueshëm.

Në Kosovë, janë duke punuar disa fabrika të riciklimit, me kapacitet të vogël. Kryesisht riciklohen materiale të gomës, plastikës, letrës dhe xhamit. Nga të cilat përfitohen materiale që gjejnë përdorim në bazë të kërkesës dhe nevojave për ato produkte.

 

Të dhënat egzistuese tregojnë se nga riciklimi në Kosovë bizneset kanë profite në vlerë mbi 3 milion euro në vit. Këto të dhëna gjithashtu tregojnë se për 3 vjet janë ricikluar 37 tonelata xhamë.

Ndërsa, nga viti 2017 në Kosovë, bizneset kishin profit në vlerën e 3.5 milion euro nga eksporti i plastikës së ricikluar.Po ashtu, nga 2017-ta, Kosova ka eksportuar letër të ricikluar në vlerë prej 7 mil €.

Prandaj investimi në industrinë e riciklimit mund të sjellë përfitime për bizneset, por do të sjellteavantazhe edhe në fuqizimin e ekonomisë së qendrueshme, si dhe në hapjen e vendeve të punës.

 

Ajo, çka do e ndihmonte zhvillimin e këtijë sektori industrial është:

  • Përkrahja dhe subvencionimi i bizneseve që merren me riciklim
  • Avansimi dhe implementimi i infrastrukturës ligjore për mbeturina dhe riciklimin e tyre
  • Investimet në impiante (fabrika) me aparaturë për klasifikimin e mbeturinave
  • Vetëdijësimi dhe sensibilizimi i përgjithshëm publik në lidhje me riciklimin
  • Bashkëpunimi në mes të sektorit publik dhe privat

 

 

Industria dhe në përgjithësi investimet në biznesin e riciklimit në Kosovë janë të vogla, ndoshta mund të quhen edhe simbolike. Mirëpo, duke parë trendet e zhvillimit në vendet e tjera në këtë drejtim, si dhe duke parë përfitimim e shumëfishtë që sjell kjo industri, besojmë që shumë shpejtë në Kosovë do të përmirësohet dhe do të zhvillohet, kjo degë e industrisë së qëndrueshme.

Ndikimi i riciklimit minimizon në mënyrë rapide sasisë e mbeurinave, qofshin ato industriale apo komunale të cilat grumbullohen në deponi. Sipas analizave që janë bërë për përbërjen e mbeturianve komunale është ardhë në përfundim se 35% deri 45 % janë mbeturina organike. Ndërsa, pikërisht këto lloje të mbeturinave, janë më lehtë të mblidhen dhe të gjejne trajtimin e tyre përmes riciklimit.

Riciklimi i mbeturinave dhe mbetjeve, përpos që mund të sjellë përfitime të mundshme për investitorët në këtë fushë, do të kontribuonte edhe në përmirësimin e ambientit jetësor në Kosovë dhe ekologjisë në përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.