Edukimi për qëndrueshmëri zhvillon njohuritë, aftësitë, vlerat dhe botëkuptimet e nevojshme për njerëzit që të veprojnë në mënyra që kontribuojnë në modele më të qëndrueshme të jetesës. Edukimi për qëndrueshmëri duhet të futet në kurikulat mësimore edhe në Kosovë, dhe të  bëhët një lëndë obligative e mësimit.

Qëllimi i edukimit për qëndrueshmërinë është të zhvillojë një qytetari të përgjegjshme dhe të aftë për të zbatuar njohuritë e sistemeve ekologjike, ekonomike dhe socio-kulturore, si dhe për të përmbushur nevojat aktuale dhe të ardhshme.

Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm i përgatit nxënësit me njohuri, aftësi, vlera dhe qëndrime për të adresuar sfidat e ndërlidhura globale me të cilat po përballemi, si p.sh ndryshimin e klimës, degradimin e mjedisit, humbjen e biodiversiteti etj. Duke ndërmarrë veprime të përgjegjshme për integritetin mjedisor, qëndrueshmërinë ekonomike dhe një shoqëri të drejtë.

Arsimi për zhvillim të qëndrueshëm duhet të bëhët pjesë integrale e arsimit cilësor. Ai rrit dimensionet njohëse të problemeve e sfidave mjedisore, ndikimin socio-ekonomik, e shumë çështje tjera. Edukimi për qëndrueshmëri është i orientuar nga e ardhmja, duke u fokusuar në mbrojtjen e mjedisit dhe krijimin e një bote më ekologjike dhe të përgjegjshme.  Do të thotë që përmes arsimit dhe edukimit të gjenden zgjedhje afatagjata, në lidhje me çështjet sociale, mjedisore dhe ekonomike – tre shtyllat e qëndrueshmërisë

Arsimi për zhvillim të qëndrueshëm është element integral i Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, mbi arsimin cilësor dhe kualitativ.

UNESCO është agjencia udhëheqëse e Kombeve të Bashkuara për Arsimin për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe është përgjegjëse për menaxhimin, koordinimin, zbatimin dhe monitorimin e përgjithshëm në këtë drejtim .

UNESCO mbështet vendet që të zhvillojnë dhe zgjerojnë aktivitete arsimore që përqendrohen në çështjet e qëndrueshmërisë si ndryshimi i klimës, biodiversiteti, reduktimi i rrezikut nga fatkeqësitë, uji, diversiteti kulturor, urbanizimi i qëndrueshëm dhe mënyra e jetesës së qëndrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.