Pothuajse i gjithë sektori i energjisë elektrike në Kosovë është i bazuar në energjinë elektrike. Ky fakt është një problem për sektorin e energjisë.Veçanërisht gjatë muajve të 2 dimrit për të përmbushur kërkesën për energji elektrike , ajo importohet nga vendet fqinje. Për shkak të financimit të pa mjaftueshëm dhe dështimeve teknike në vitet e ’90-ta mirëmbajtja dhe punimet e rehabilitimit të termocentraleve dhe linjitit, nuk është rritur prodhimi i energjisë elektrike. Gjatë viteve 1999 – 2008 në kuadrin e investimeve të rëndësishme është bërë përmirësimi i performancës së termocentralit të Kosova B, po ashtu është bërë edhe rritja e cilësisë së energjisë totale të prodhuar. Eshtë ndarë burimi për zhvillimin e rrjeteve të shpërndarjes së Termocentralit Kosova A . Burimi kryesor i energjisë në Kosovë është linjiti. Kosova zë vendin e pestë në botë për rezervat e linjitit e cila ka 14.7 ton të rezervave të linjitit. Burimet e ujit për konvertim në energji janë të pamjaftueshme , në menyrë efektive të padisponueshme. Megjithatë , për themelimin e hidrocentralit dhe vënien në funksion ka përfunduar projekti dhe studimet e fizibilitetit. Në anën tjetër , kur shikojm energjinë e përdorur për ngrohje në shtëpi , shofim këto të dhëna : 42 % dru , 38 % energji elektrike , 15 % naftë , 3 % ngohje qendrore , 2 % GLN dhe të tjera. Përdorimi i ulët i gazit natyror rrjedh nga mungesa e ekzistimit të qasjes së rrjetit të gazit natyror. Shkaku kryesor i ngrohjes me dru gjatë muajve të dimrit është për shkak të energjisë elektrike të bezdisshme.

BURIMET E ENERGJISË

Thëngjilli

Kosova është një vend i pasur me qymyr. Sektori i energjisë është i bazuar në sasi të lartë, në cilësinë mesatare të linjitit lokal. Nga këto dy miniera çdo vit mesatarisht nxirren 6.44 milion ton qymyr. Mirëpo , rezervat e linjitit të përdorura që nga viti 1958 nga këto dy miniera janë në rënie. Qëllimi për zhvillimin rajonal është rritja e sasisë së linjitit të nxjerur nga miniera e Siboticës. Gjithashtu termocentrali i ri i cili do të krijohet do të përdor depozitat e linjitit.

Pothuajse i gjithë prodhimi i energjisë në vend në termocentralet Kosova A dhe Kosova B bëhet nga linjiti i qymyrit të nxjerrur. Kur merren parasysh rezervat dhe transporti i naftës dhe gazit natyror në botë, qymyri vazhdon të jetë burimi kryesor i energjisë. Përveç kësaj qymyri tregoi një përhapje më të gjërë në gjithë botën në krahasim me naftën dhe gazin natyror.

 

Energjia Elektrike

Meqë energjia alternative në Kosovë është shumë e shtrenjtë , konsumatorët më shpesh përdorin energjinë elektrike. Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike kryhet nga Korporata Energjetike e Kosovës. Mesatarja vjetore e energjisë elektrike të prodhuar është 3,80 milion MWh. Që nga viti 1990 , tarifat e energjisë elektrike janë rritur me një normë të ulët dhe të qëndrueshme. Për shkak të numrit të madhë të konsumatorëve që shfrytëzojn energjinë elektrike në mënyrë ilegale në Kosovë dhe mospagimit të faturave shkaktohet humbje e rëndë e energjisë elektrike. Sipas shifrave të Korporatës Energjetike të Kosovës në vitin 2008 në Kosovë: 7,842.037 ton qymyr si burim primar , burimi i dytë i prodhimit të energjisë elektrike 4.505.692 MWh , 647.475 MWh të importit të energjisë elektrike , 234.976 MWh të eksportit të energjisë elektrike janë realizuar. Që nga viti 2008 në vendet publike është bërë konsumimi i 1.666.940 MWh të energjisë elektrike kurse konsumimi komercial ishte 1.273.998 MWh.

Gazi natyror dhe Nafta

Në Kosovë nuk ka burime të naftës dhe gazit natyror. Për të përmbushur nevojat e naftës dhe gazit natyror bënë importimin e tyre. Në përgjithësi gazi natyror përdoret në sektorët industrial dhe pjesërisht në transport. Një pjesë e rëndesishme e strategjisë së sektorit të energjisë në Kosovë është hetimi i zhvillimit të gazit natyror në të ardhmen dhe vlerësimi i mundësive. Për të zvogeluar varësinë ndaj energjisë elektrike dhe për të forcuar infrastrukturën e energjisë , Ministria e Energjisë dhe Minierave së bashku me sekretariatin e Bashkimit të Energjisë (ENC ) kanë kryer punët për furnizim me gaz natyror në të ardhmen.

 Energjia e ripërtëritshme

Identifikuar si një burim i energjisë së ripërtërirë , energjia e erës, energjia diellore , energjia hidrike , bio energjia , energjia gjeotermale meqë vazhdimisht ripërtërihen domethënë nuk harxhohen , quhet energji e ripërtërirë. Duke pasur parasysh pashmangshmërinë e boshatisjes së rezervave të burimeve botërore primare të energjisë është kuptuar më mirë rëndësia e energjisë së ripërtërirë. Zhvillimi më i rëndësishëm i kësaj fushe është burimi i energjisë së erës. Nga burimet e energjisë së ripërtërirë burimi i cili prodhon energji më të madhe është ajo e hidrocentraleve e cila prodhon energjin elektrike. Për shkak të prodhimit të kufizuar në Kosovë , rritjes së kërkesës për furnizim me energji çdo vitë dhe duke pasur parasysh burimet e tanishme minerale , energjia e ripërtëritshme shihet se ka mbetur në rëndesinë dytësore. Prioritet kryesor me përdorimin e linjitit është rritja e prodhimit të energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.