Pjestarët e Kombeve të Bashkuara u mblodhën në vitin 2015 për të adaptuar Axhendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 në mënyrë të tillë që “të mundësojë një gjurmë për paqe e prosperitet për njerzit dhe planetin, në të tashmen dhe në të ardhmen”.

Fokusi kryesor I Axhendës së  Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 janë 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, qëllimi I të cilave është “ ti japë fund varfërisë duke përmirësuar shëndetësinë,arsimin, pakëson pabarazinë dhe inicion rritjen ekonomike”.

 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm mundësojnë suport substancial dhe kapacitet për të ndërtuar”për cështje delikate të vendosura nga SDG duke përfshire; energjinë, klimën, ujin, urbanizimin,oqeanet, transportin,shkencën dhe teknologjinë.

 

17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe qëllimet e tyre janë:

Pa varfëri – Qëllimi I parë është “ti japë fund varfërisë në te gjitha format”

Zero Uri – Qëllimi I dytë është ti japë fund urisë në botë,të arrijë siguri ushqimore dhe dietë më të mirë ushqimore, gjithashtu të promovojë agrikulturë të qëndrueshme.

Shëndet i mirë dhe mirëqenie Qëllimi I tretë është të sigurojë jetë të shëndetshme dhe të promovojë mirëqënië për të gjitha moshat.

Arsim cilësor Qëllimi I katërt është të sigurojë edukim gjithëpërfshirës dhe të barabartë dhe të promovojë munësi të reja për të mësuar për të gjithë.

Barazi Gjinore – Qëllimi I pestë është “të arrihet barazia gjinore dhe  fuqizimi I grave dhe vajzave”

Ujë i pastër dhe kanalizimeQëllimi I gjashtë është të sigurojë uje dhe kanalizime të qëndrueshme për të gjithë.

Energji e përballueshme dhe e pastërQëllimi i shtatë është të sigurojë energji të përballueshme, të besueshmë,të qëndrueshmë dhe moderne për të gjithë.

Punë dinjitoze dhe rritje ekonomike –  Qëllimi I tetë është të promovojë rritje ekonomike të qëndreshme, gjithëpërfshirese dhe te ketë punësim të plotë.

Industri, Inovacion dhe Infrastrukturë Qëllimi I nëntë është të ndertojë infrastrukture elastike, të promovojë industrializim të qëndrueshëm dhe të nxisin inovacionin.

Zvogëlimi i pabarazive – Qëllimi I dhjetë është të pakësojë pabarazinë brenda dhe nderjmet vendeve.


Qytete dhe komunitete të qëndrueshme
–  Qëllimi I njëmbëdhjetë është ti bëj qytetet dhe vendbanimet të sigurta,gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.


Konsum dhe Prodhim i Përgjegjshëm
Qëllimi I dymbëdhjetë  është të sigurojë konsum të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm dhe modele prodhimi.


Veprim për klimën
Qëllimi I trembëdhjetë është të “ marrë aksion imediat për të pakësuar ndryshimet klimatike dhe pasojat e tij”


Jeta nën ujë-
Qëllimi I katërmbëdhjetë është “ Të mbrojnë e ruajnë oqeanet,detet dhe burimet e marinës për zhvillim të qëndrueshëm”


Jeta në tokë-
Qëlllimi I pesëmbëdhjetë është të mbrojnë e promovojnë përdorim të mirë të ekosistemeve tokësore, pyjeve të qëndrueshme, të pakësojnë shpyllëzimin dhe mbrojtja e tokës.


Paqe, Drejtësi dhe Institucione të forta
– Objektivi I gjashtëmbëdhjetë.është të promovojë shoqëeri paqësore dhe gjithëpërfshirëse për shoqëritë, për zhvillim të qëndrueshëm, të ketë akses për drejtësinë dhe të ketë institucione efektive, te përgjegjshme dhe gjithë përfshirëse.


Partneritet për Objektivat
–  Objektivi I shtatëmbëdhjetë është të forcojë mjetet e implementimit dhe rivendosjes së partneritetit global për zhvillim të qëndrueshëm.

Të gjithë ne mund të kontribuojmë për të arritur 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, pasi kjo do të ndihmojë jo vetëm planetin dhe banorët e tij por dhe secilin prej nesh, individualisht

Leave a Reply

Your email address will not be published.