Aleanca e Kombeve të Bashkuara për Modë të Qëndrueshme është një iniciativë e agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave aleate, e krijuar për të kontribuar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm përmes veprimeve të koordinuara në sektorin e modës.

Në mënyrë të veçantë, Aleanca punon për të mbështetur koordinimin midis organeve të OKB-së që përcjellin dhe mbikëqyrin sektorin e industrisë së modës dhe promovojnë projekte dhe politika të cilat sigurojnë që zinxhiri i vlerës së modës të kontribuojë në arritjen dhe përmbushjen e qëllimeve në kuadrin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, paraparë nga OKB.

Moda, siç kuptohet nga Aleanca, përfshin veshje, lëkurë dhe këpucë, të bëra nga tekstile dhe mallra të ngjashme. Fushë-veprimi i punës së Aleancës shtrihet nga prodhimi i lëndëve të para dhe prodhimi i veshjeve, aksesorëve dhe këpucëve, deri te shpërndarja, konsumimi dhe asgjësimi i tyre.

Qëndrueshmëria përfshin çështje sociale, të tilla si përmirësimet në kushtet e punës dhe shpërblimet për punëtorët, si dhe ato mjedisore, duke përfshirë reduktimin e rrymës së mbetjeve të industrisë, dhe uljen e ndotjes së ujit dhe kontributin në emetimet e gazrave serrë. Nëpërmjet Aleancës, OKB-ja angazhohet të ndryshojë rrugën e modës, duke reduktuar ndikimet e saj negative mjedisore dhe sociale; dhe kthimin e modës në një shtytës të zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

 

 

Moda dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm

 Aktorët në sektorin e modës kanë një rol kritik për të luajtur në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Industria e modës është një industri globale prej 2.4 trilion dollarësh, që punëson afërsisht 300 milionë njerëz në të gjithë zinxhirin e vetë, e shumë prej të cilëve janë gra të punësuara në këtë fushë të industrisë. Ky sektor i industrisë pritet të rritet ende gjatë viteve të ardhshme.

Nisur nga madhësia dhe shtrirja globale, praktikat e paqëndrueshme brenda sektorit të modës kanë ndikime të rëndësishme në treguesit e zhvillimit social dhe mjedisor. Pa ndryshime të mëdha në proceset e prodhimit dhe modelet e konsumit në modë, kostot sociale dhe mjedisore të sektorit do të vazhdojnë të rriten.

Leave a Reply

Your email address will not be published.