Çfarë është arkitektura organike?

Arkitektura organike është një lloj dizajni arkitektonik ku ndërtesat frymëzohen, ndërtohen dhe përzihen me mjedisin e tyre natyror. Termi apo nocioni arkitekturë organike u krijua nga arkitekti i njohur amerikan Frank Lloyd Wright.

Modelet organike nuk përpiqen të cenojnë natyrën, por përkundrazi bashkëjetojnë së bashku me të, duke krijuar një përbërje që përputhet dhe është në harmoni me botën natyrore. Një arkitekturë organike i referohet marrëdhënies së saj me natyrën dhe përdorimit të unifikuar të stileve dhe materialeve natyrore që krijojnë një tërësi kohezive.

 

                                                    Fallingwater, Pennsyllvania, SHBA (Frank Lloyd Wright)

 

Cili është qëllimi i arkitekturës organike?

Një nga parimet përcaktuese të arkitekturës organike është arritja e një ekuilibri dhe harmonisë midis ndërtesave, terrenit dhe njerëzve.

Për të krijuar një ekosistem të unifikuar, modelet organike janë ekosisteme në vetvete, në të cilat asnjë strukturë apo gjurmë njerëzore nuk dominon tokën ekzistuese. Arkitektura organike është menduar të jetë një shtrirje natyrore e tokës përreth saj.

Natyra është një pjesë integrale e arkitekturës organike. Shumë prej ndërtesave të Frank Lloyd Wright mishëronin ndërvarësinë, kështu që shkëmbinjtë, uji dhe jeta e bimëve u përfshinë të gjitha në veprat e tij. Dizajni i tij organik nxirrte në pah natyrën e materialeve, duke shfaqur gurin dhe drurin – çfarëdo që reflektonte mjedisin në fjalë. Dizajni i një ndërtese organike është përshtatur me peisazhin e saj përreth.

Për të hartuar një udhëtim nëpër hapësirë. Drita, dukshmëria e qiellit dhe mjedisi natyror dominojnë hapesirën e projektuar. Aty ku dielli bie më mirë dikton vendosjen e dritareve dhe planimetritë e dyshemesë, që janë përgjithësisht të hapura, duke krijuar një mjedis më pak të ndërprerë nga një sërë dhomash.

Etosi i arkitekturës organike është po aq i vjetër sa vetë natyra.  Stili arkitekturor forcon idenë se të gjithë organizmat e një ekosistemi të përbashkët duhet të bashkëjetojnë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin të rriten. Arkitekti Frank Lloyd Wright thjesht i dha një emër këtij zhanri të arkitekturës moderne.

 


                                                     Bosco Verticale (Vertical Forest) Milano, Itali

 

Libri me ese i Wright-it “In the Cause of Architecture” (1908), ndër tjera eksploron edhe arkitekturën organike. Në të, Wright nënvizoi se një ndërtesë ose shtëpi duhet të burojë natyrshëm nga toka në të cilën është vendosur. Ngjyrat, gjithashtu, duhet të ndikohen nga rrethina, dhe zbukurimet dhe mobiljet duhet të përputhen me estetikën e përmendur.

Arkitektura organike e Wright-it u artikulua më tej në gjuhën e tij të arkitekturës organike, ku puna dhe ligjeratat e tijë u përmbledhën në një libër  “An Organic Architecture” me 1939. Këtu ai përvijoi cilësitë e arkitekturës organike, të cilat ndihmuan në popullarizimin e stilit që u bë baza për shumë ndërtesa të njohura të shekullit XX.

“Arkitektura organike kërkon ndjenjën superiore të përdorimit dhe një ndjenjë më të hollë rehatie, të shprehur në thjeshtësi organike.”

Frank Lloyd Wright.

 

Qëndrueshmëria në arkitekturën organike

Sot, shumë prej ndërtesave në stilin e arkitekturës organike janë shpallur vende historike (të mbrojtura me ligj) dhe vende që vizitohen nga shumë turistë dhe entuziastë të arkitekturës bashkëkohore. Stili i arkitekturës organike gjithashtu ndikon dhe i frymëzon gjithë ata që kërkojnë të ndërtojnë shtëpi të bëra nga materiale të qëndrueshme dhe në përputhje me mjediset e tyre.

Arkitektura organike nuk është një stil imitimi, por një riinterpretim i natyrës. Inxhinierë, projektues dhe arkitektë shpesh shikojnë natyrën për frymëzim.

Arkitektura e qëndrueshme e shprehur në arkitekturën organike synon të minimizojë ndikimin negativ mjedisor të ndërtesave nëpërmjet përmirësimit të efikasitetit dhe moderimit në përdorimin e materialeve, energjisë, hapësirës së zhvillimit dhe ekosistemit në përgjithësi. Arkitektura organike përdor një qasje të vetëdijshme ndaj energjisë dhe ruajtjes ekologjike në projektimin e mjedisit të ndërtuar.

Arkitektura organike lidhet me harmoninë e një ndërtese me mjedisin e saj, sikur një ndërtesë të duket sikur mund të ishte rritur natyrshëm prej tokës. Ky mbetet koncepti bazë i parimeve të sotme të dizajnit të qëndrueshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.