Dekripëzimi është një proces artificial me të cilin uji i njelmët shndërrohet në ujë të ëmbël. Dekripëzimi i ujit është procesi i ndarjes së kripërave për ta kthyer atë në ujë që është i përshtatshëm për konsum njerëzor, përdorime industriale ose bujqësore.

Disa nga teknikat ekzistuese të dekripëzimit përfshijnë përdorimin e membranave, si dhe dekripëzimin nëpërmjet distilimit ose avullimit. Dekripëzimi duke përdorur membranat përfshin teknika të tilla si osmoza, nanofiltrimi dhe elektrodializa.

Uji i dekripëzuar mund të përdoret për qëllime bujqësore dhe industriale dhe për konsum njerëzor. Kërkesat për ujë të dekripëzuar që do të përdoret për qëllime industriale ose bujqësore janë minimale në krahasim me kërkesat për ujë të pijshëm.

Uji është thelbësor për jetën dhe është një nga burimet më të bollshme të tokës, duke mbuluar rreth 3/4 e sipërfaqes së tokës. Megjithëse mbulon pjesën më të madhe të tokës ka mungesë të madhe të ujit të pijshëm në shumë vende të botës

Në total 97.5% e ujit të tokës është ujë i kripur i pranishëm në oqeane dhe dete, ndërsa vetëm  2.5%  është ujë i ëmbël i cili është në formën e ujërave nëntokësore, akullnajave, liqeneve dhe lumenjve.

Sipas UNEP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin) 1/3 e popullsisë së botës jeton në vende me burime të pamjaftueshme të ujit të ëmbël. Burimet e ujit të pijshëm janë në rënie dhe kërkesa për ujë është e lartë.

Dekripëzimi është një proces i cili është shumë i kushtueshëm dhe që kërkon shumë energji, i mundësuar zakonisht nga burime energjie të cilat janë të paqëndrueshme, të cilat shkaktojnë emetimet e gazeve serrë, që mund të ndikojnë negativisht në mjedisin jetësor.

Burimet e rinovueshme të energjisë (BRE) si burimet diellore, era dhe gjeotermale mund të shërbejnë si burime alternative të energjisë për proceset e dekripëzimit. Ndërsa metodat si dekripëzimi solar i ujit të kripur është një formë e qëndrueshme e këtijë procesi, të cilën do ta trajtojmë me detalisht në ndonjë shkrim të ardhshëm, të sjellur nga LOOP SMC.

Impiant i dekripëzimit të ujit

Leave a Reply

Your email address will not be published.