Kombet e Bashkuara e përshkruajnë një megaqytet si një qendër urbane që strehon më shumë se 10 milionë banorë.

Megaqytetet botërore përballen gjithashtu me “mega” sfida , duke përfshirë ofrimin e shërbimeve të ujit dhe menaxhimin e përgjithshëm; megjithatë, urbanizimi i qyteteve nuk do të thotë kërcënim për mjedisin natyror nësë menaxhohet si duhet.

“Zhvillimi urban i planifikuar mirë dhe kompakt gjeneron vlerë të jashtëzakonshme mjedisore”, sipas Raportit të Qyteteve Botërore të KB 2020 (U.N.’s World Cities Report 2020).

Qytetet e parqitura më poshtë janë më të populluarat në botë, sipas një raporti të KB të vitit 2018.

 

  1. Tokio, Japoni

Popullsia në Zonën Urbane: 37,340,000

Popullsia në Zonën e Qytetit: 13.96 m

Tokio është qyteti më i populluar në botë dhe “Megacity” më i madh në botë.

Qyteti i quajtur “Kryeqyteti i Lindjes” ndodhet në bregun lindor të ishullit kryesor japonez të Honshu.

 

  1. Delhi, Indi

Popullsia në Zonën Urbane: 31,181,000

Popullsia në Zonën e Qytetit: 20,591,874

Popullsia aktuale e zonës së metrosë së Delhi në 2021 është 31,181,000, një rritje prej 2,94% nga viti 2020.

Sipas një raporti të OKB-së, kryeqyteti indian pritet të ruajë vendin e qytetit të dytë më të populluar në botë të paktën deri në vitin 2030.

 

  1. Shanghai, Kinë

Popullsia në Zonën Urbane: 27,796,000

Popullsia në Zonën e Qytetit: 22,315,474

Ky është qyteti më i populluar dhe më i pasur i Kinës. I vendosur në deltën e lumit Yangtze, në Kinën lindore, ajo ka një distrikt të madh biznesi, dy aeroporte të mëdha (Pudong dhe Hongqiao) dhe trenin më të shpejtë në botë (Shanghai Maglev)

 

  1. São Paulo, Brazil

Popullsia në Zonën Urbane: 22,043,028

Popullsia në Zonën e Qytetit: 10,021,295

Ky metropol në Brazilin juglindor, është qyteti më i madh i Hemisferës Jugore dhe qyteti më i madh në botë që flet gjuhën portugeze.

 

  1. Mexico City, Meksikë

Popullsia në Zonën Urbane: 21,919,000

Popullsia në Zonën e qytetit: 12,294,193

Kryeqyteti më i vjetër në Amerikë, është qyteti më i madh në botë që flet spanjisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.