Ekonomia rrethore ende mbete një sferë jo-shumë e eksploruar, qoftë nga ekonomistët, sociologët, politikbërësit, investitorët, studiuesit e shumë të tjerë. LOOP SMC, ju paraqet pesë libra që do tu japin të interesuarve informata të reja rreth kësaj tematike, si dhe njohuri dhe horizonte të reja në lidhje me ekonominë rrethore dhe zhvillimet bashkëkohore në botë

 

  1. Djepi në djep – Ribërja e mënyrës se si i bëjmë gjërat

(Cradle to cradle – remaking the way we make things)

Autorët: William McDonough dhe Michael Braungart

Cradle to Cradle është një libër kyç për ekonominë rrethore që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në popullarizimin e idesë së eko-dizajnit jo vetëm mes publikut të gjerë, por edhe industrisë dhe politikëbërësve. Libri mbron një model industrial që konsiston në projektimin e produkteve që në fillim me synimin për t’i ricikluar pafundësisht; një model i bazuar në një lloj kompostimi që lejon mbetjet të kthehen në tokë në formën e “lëndëve ushqyese organike” ose në industri si “lëndë ushqyese teknike”.

 

 

 

 

  2.Mbetjet për pasuri: Avantazhi i ekonomisë rrethore (Waste to Wealth – The Circular Economy Advantage)

Autorët: Peter Lacy dhe Jakob Rutqvist

Ekonomia rrethore mund të jetë gati për të nxitur transformimin më të madh në biznes që nga Revolucioni Industrial 250 vjet më parë. Autorët, Lacy dhe Rutqvist paraqesin strategji  që ndihmojnë planetin dhe përfitimin përmes ekonomisë rrethore. Ata përcaktuan pesë modele biznesi që nxisin rritjen rrethore së bashku me teknologjitë dhe aftësitë e nevojshme për t’i kthyer ato në avantazh konkurrues – nga vendosja e burimeve të qëndrueshme në ekonominë e përbashkët, libri përmban studime rasti që shqyrtojnë sfidat kryesore dhe sugjerimet për të ndihmuar organizatat të shkallëzojnë përpjekjet e tyre .

 

  1. Ekonomia rrethore – Një udhëzues përdoruesi (The Circular Economy – A User’s Guide)

Autori: Walter R. Stahel

Një ekonomi rrethore kërkon të rindërtojë kapitalin, qoftë ky financiar, i prodhuar, njerëzor, social apo natyror, dhe ofron mundësi dhe zgjidhje për të gjitha organizatat. Ky libër, i shkruar nga Walter Stahel, i cili njihet gjerësisht si një nga njerëzit kyç që formuloi konceptin e ekonomisë rrethore, është prezantimi i përsosur për këdo që dëshiron të informohet shpejt me këtë temë shumë të rëndësishme, për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Ai parashtron një kornizë të re që rafinon konceptin e një ekonomie rrethore dhe se si mund të zbatohet në nivele industriale. Për të sqaruar idetë e paraqitura brenda librit përdoren shembuj praktikë dhe raste studimore me të dhëna nga jeta reale.

  1. E ardhmja e paketimit: Nga lineare në rrethore (The Future of Packaging: From Linear to Circular)

Autori:Tom Szaky

Ky libër përshkruan një të ardhme të një ekonomie rrethore që mbështetet në ripërdorimin dhe riciklimin e përgjegjshëm për ta shtyrë botën drejt zhdukjes së mbikonsumit dhe mbetjeve. Ky libër i jashtëzakonshëm tregon se si prodhuesit mund të kalojnë nga një ekonomi e njëanshme e përdorimit të mbeturinave që po gropos botën në mbeturina në një ekonomi rrethore, të ri-përdorur dhe ricikluar.

 

 

 

 

 

 

 

   5.Ekonomia rrethore: Një pasuri rrjedhash (The Circular Economy: A Wealth of Flows)

Autori: Ken Webster

Një ekonomi rrethore ka pasoja të thella për prodhimin, punësimin, arsimin, paratë dhe financat, por gjithashtu shkakton një ndryshim në politikat publike dhe taksat. Avantazhi ekonomik i këtij modeli qëndron në projektimin e mbetjeve, duke mundësuar akses mbi pronësinë, duke favorizuar produktivitetin e burimeve radikale, me perspektivën e rindërtimit të kapitalit natyror dhe elasticitetit. Autori në këtë libër argumenton, se tensionet aktuale sociale dhe rritja e populizmit do të thotë se evoluimi i një modeli ekonomik tërheqës nuk është më vetëm një zhvillim i dëshirueshëm, por një çështje dhe urgjencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.