LOOP SMC ka selektuar për ju pesë filma dokumentarë të cilat mund të ju shtojnë njohuri dhe hapin horizonte të reja kur bëhet fjalë për ekonominë rrethore. Për këtë tematikë në kohën e fundit janë prodhuar numër i konsiderueshëm  i realizimeve filmike të zhanrit dokumentarë. LOOP SMC ka përzgjedhur pesë dokumentarë, që me siguri nuk do të ju lejnë të mbeteni indiferent ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me ekonominë rrethore

 

Closing the Loop

Ky  film dokumentar është realizuar nga regjisori dy herë fitues i çmimeve Telly dhe Emmy, Graham Sheldon dhe i prezantuar nga eksperti global i qëndrueshmërisë, Prof. Dr Wayne Visser. Në mbështetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (veçanërisht Objektivi 12 mbi Konsumin dhe Prodhimin e Përgjegjshëm), dokumentari eksploron pesë strategji kryesore për arritjen e qarkullimit – reduktimin, ripërdorimin, riciklimin, rinovimin dhe rishpikjen – duke shfaqur shembuj  nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika dhe duke paraqitur njohuri të ekspertëve nga Forumi Ekonomik Botëror dhe Universitetet e Kembrixhit dhe Harvardit.

https://www.youtube.com/watch?v=_gZhngzeNrE

 

The Biggest Little Farm

Filmi dokumenton në mënyrë kronologjike kërkimin tetë-vjeçar të John dhe Molly Chester-it, teksa ata shkëmbejnë jetën në qytet me jetën në fermë me 200 hektarë tokë bujqësore djerrë dhe një ëndërr për të jetuar dhe punuar në harmoni me natyrën. Nëpërmjet këmbënguljes së patundur, protagonistët eksplorojnë një dizajn të biodiversitetit me ç’rast edhe përballen me sfida të shumta. Duke shfaqur një realizim filmik që të lë pa frymë, filmi dokumentar “The biggest little farm” na ofron të gjithëve një plan jetik për një jetë më të mirë dhe një planet më të shëndetshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=fcQKWkpPB3U

 

The Fourth Industrial Revolution

Revolucionet e fundit industriale e sollën njërëzimin në një shkallë të paimagjinueshme të zhvillimit, bënë të mundur prodhimin masiv dhe sollën aftësi dixhitale për miliarda njerëz. Megjithatë, Revolucioni i Katërt Industrial është thelbësisht i ndryshëm. Karakterizohet nga një sërë teknologjish të reja që bashkojnë botën fizike, dixhitale dhe biologjike, duke ndikuar në të gjitha disiplinat, ekonomitë dhe industritë, madje edhe idetë sfiduese se çfarë do të thotë të jesh njeri. Bazuar në librin “Revolucioni i Katërt Industrial” nga Klaus Schwab, Kryetar Ekzekutiv dhe Themelues i Forumit Ekonomik Botëror.

https://www.youtube.com/watch?v=kpW9JcWxKq0

 

Wasted! The Story of Food Waste

Dokumentari synon të ndryshojë mënyrën se si njerëzit blejnë, gatuajnë, riciklojnë dhe hanë ushqim. Nëpërmjet kuzhinierëve me famë botërore, audienca do të shohë se si kuzhinierët më me ndikim në botë përfitojnë sa më shumë nga çdo lloj ushqimi, duke e shndërruar atë që shumica e njerëzve i konsiderojnë mbetje, në gatime të jashtëzakonshme. Dokumentari tregon se si secili prej nesh mund të bëjë ndryshime të vogla për të zgjidhur një nga problemet më të mëdha të shekullitt ë 21-të.

https://www.youtube.com/watch?v=AcVNFJn7NgI

 

Trashed

Trashed është një film dokumentar mjedisor, i shkruar dhe drejtuar nga regjisorja britanike Candida Brady. Dokumentarin e udhëheq aktori i njohur  Jeremy Irons teksa hulumton shkallën globale dhe ndikimin e konsumit dhe ndotjes moderne shpërdoruese të njerëzimit. Filmi është një thirrje për veprim urgjent për të zgjidhur çështjen e depozitave ekzistuese dhe për të reduktuar në mënyrë drastike konsumin tonë drejt niveleve të qëndrueshme dhe zero mbetje, por gjithashtu tregon se si kjo tash më po arrihet me sukses në shumë komunitete në mbarë botën.

https://www.youtube.com/watch?v=5z2s_klZkFg

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.