Bashkimi Europian, më saktësisht Komisioni Europian prezentoi në dhjetor të vitit 2019,  Planin e Gjelbërt Europian. Plani, apo edhe Marrëveshja e Gjelbërt Europiane, është udhërrëfyesi për ta bërë ekonominë e BE-së të qëndrueshme. Marrëveshja e Gjelbërt Europiane ofron një udhërrëfyes me veprime për të nxitur përdorimin  efikas të burimeve duke kaluar në një ekonomi të pastër dhe rrethore.

Marrëveshja apo Plani i Gjelbër Europian, po ashtu, është një përgjigjje ndaj ndryshimeve klimatike. Është një strategji e re rritjeje që synon transformimin e BE-së në një shoqëri të drejtë dhe të begatë me një ekonomi moderne, efikase, inovative dhe konkurruese me zero emetime të gazrave serrë deri në vitin 2050, përmes investimeve në kërkime dhe inovacione, për të mbrojtur dhe ruajtur mjedisin.

Ky plan ka për qëllim ta transformojë Europën në kontinentin e parë neutral ndaj karbonit në botë dhe rruga për ta rritur atë, deri në vitin 2050, është nëpërmjet Marrëveshjes së Gjelbër Europiane “Green Deal”.

Gjitha këto përmbledhen në një gamë të gjerë idesh, që përfshin pastrimin e ajrit dhe ujit, rinovimin e ndërtesave (energjinë efiçente) si dhe jetesën më të shëndetshme të popullatës, dhe më pak të varur nga karboni. Këto qëllime janë përcaktuar gjithashtu edhe në Marrëveshjen e Klimës së Parisit që u miratua në vitin 2015, nënshkruar edhe nga BE-ja.

BE-ja planifikon të financojë politikat e përcaktuara në Marrëveshjen e Gjelbër përmes një plani investimi – InvestEU, i cili parashikon të paktën 1 trilion euro investime. Për më tepër, që BE të arrijë objektivat e saj të përcaktuara në marrëveshje, vlerësohet se do të kërkohen rreth 260 miliardë euro në vit, deri në vitin 2030 për investime në këtë drejtim.

Elementet kryesore të Marrëveshjes së Gjelbërt të BE-së janë:

 

  • Veprimi klimatik
  • Energji e pastër
  • Industria e qëndrueshme.
  • Ndërtesat dhe rinovimet
  • Lëvizshmëri e qëndrueshme
  • Eliminimi i ndotjes
  • Fermë në pirun (farm to fork)
  • Ruajtja e biodiversitetit
  • Hulumtimi dhe zhvillimi
  • Parandalimi i konkurrencës së pandershme nga rrjedhja e karbonit

 

Arritja e këtyre objektivave  do të kërkojë veprime nga të gjithë sektorët e ekonomisë, përfshirë këtu:

  • investimi në teknologjitë miqësore me mjedisin
  • mbështetja për industrinë që të jetë inovative
  • krijmi i formave më të pastra, më të lira dhe më të shëndetshme të transportit privat dhe publik
  • dekarbonizimi i sektorit të energjisë
  • investimi që ndërtesat të jenë në përputhje me efiçencën e energjisë
  • bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë për të përmirësuar standardet globale mjedisore

Leave a Reply

Your email address will not be published.