Ҫka dimë për ekonominë e hidrogjenit?

Hidrogjeni është një nga elementët më të bollshëm në tokë dhe ka përmbajtjen më të lartë të energjisë nga çdo lëndë djegëse e zakonshme për nga pesha. Kur digjet, hidrogjeni prodhon avujt e ujit, dhe nuk emeton gazra serrë.

Hidrogjeni është përdorur në mënyrë të sigurt për dekada në aeronautikë për të nxitur eksplorimin e hapësirës dhe në sektorin industrial për përpunimin e ushqimit, prodhimin e pajisjeve elektronike dhe prodhimin e qelqit dhe metalit.

Termi “ekonomi hidrogjeni” i referohet vizionit të përdorimit të hidrogjenit si një burim energjie me karbon të ulët, duke zëvendësuar, për shembull, benzinën dhe naftën si lëndë djegëse ose gazin natyror si lëndë djegëse për ngrohje. Hidrogjeni nëse digjet për të prodhuar nxehtësi ose reagon me ajrin, i vetmi nënprodukt që del nga ky reakcion është uji.

Pasi që hidrogjeni nuk gjendet në formë të pastër në Tokë, ai duhet të prodhohet nga komponente të tjera si gazi natyror, biomasa, alkoolet ose uji. Në të gjitha rastet duhet energji për t’i kthyer ato në hidrogjen të pastër. Për këtë arsye, hidrogjeni është me shumë një bartës i energjisë ose një mjet ruajtjeje sesa një burim energjie në vetvete. Këto emetime mund të reduktohen drejt zeros nëse hidrogjeni prodhohet duke përdorur burime të energjisë elektrike me karbon të ulët siç janë burimet e rinovueshme.

Një nga mënyrat më të dobishme për të përdorur hidrogjenin është në makinat elektrike ose autobusët në lidhje me një qelizë karburanti e cila konverton hidrogjenin në energji elektrike. E keqja është se në këtë situatë vetëm rreth gjysma e sasisë së energjisë elektrike del nga qeliza e karburantit sesa është futur për të prodhuar hidrogjen në radhë të parë. Pjesa tjetër humbet si nxehtësi.

Megjithatë, automjetet me hidrogjen kanë një sërë avantazhesh të rëndësishme: ato mund të furnizohen me karburant në vetëm disa minuta dhe mund të bëjnë një distancë prej qindra kilometrash

Një mundësi tjetër është përdorimi i hidrogjenit si lëndë djegëse për ngrohje në shtëpitë dhe ndërtesat tona, qoftë i përzier me gaz natyror ose i pastër. Hidrogjeni tashmë përdoret gjerësisht në disa industri, por ende nuk e ka realizuar potencialin e tij për të mbështetur tranzicionin e energjisë së pastër.

Për momentin, hidrogjeni prodhohet më së shpeshti nga gazi natyror. Është fleksibiliteti që ofron hidrogjeni që e bën atë kaq potencialisht të dobishëm në sistemet e ardhshme të energjisë me karbon të ulët. Mund të prodhohet nga një shumëllojshmëri e gjerë burimesh dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë aplikimesh, të tilla si prodhimi i energjisë, si lëndë djegëse transporti për automjetet, për industrinë kimike dhe për ngrohje.

Për më tepër, hidrogjeni tashmë përdoret gjerësisht në industrinë kimike, kështu që industria është e njohur me prodhimin, trajtimin dhe shpërndarjen e tij në një shkallë të gjerë. Për të gjitha këto arsye, shumë ekspertë e shohin hidrogjenin si një mundësi të sistemit të energjisë me kosto më të ulët të karbonit. Integrimi i hidrogjenit në të ardhmen tonë energjetike është plotësues me energjinë e rinovueshme dhe mund të avancojë më tej tranzicionin global të energjisë në zhvillim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.