Një çati e gjelbër është një shtresë vegjetacioni e mbjellë mbi një sistem hidroizolimi që është instaluar në majë të një çatie të sheshtë ose pak të pjerrët. Çatitë e gjelbërta njihen gjithashtu si çati vegjetative ose eko-çati.

Çatitë e gjelbërta ofrojnë një mori përfitimesh për njerëzit dhe qytetet në të cilat ato ndërtohen. Përfitimet janë në aspektet, mjedisore, ekonomike  dhe sociale duke i bërë çatitë e gjelbërta një veçori në  qëndrueshmërinë urbane. Në fakt, do të ishte e vështirë të argumentohej se çdo element tjetër arkitektonik i një ndërtese mund të ketë përfitime të rëndësishme sa një çati e gjelbër.

Kulmet e gjelbërta jo vetëm që ofrojnë një arratisje natyrore në një mjedis urban, por plotësojnë  dhe përmirësojnë infrastrukturën, si dhe estetikën e ndërtesës. Çatitë e gjelbërta sjellin natyrën në çatitë urbane, ndërkohë që thithin ujin e shiut dhe ftohin ajrin

Çatitë e gjelbërta ofrojnë gjithashtu habitate për bimët, insektet dhe kafshët që përndryshe kanë hapësirë të kufizuar natyrore në qytete. Edhe në ndërtesa të larta shumëkatëshë, është vërejtur se çatitë e gjelbërta mund të tërheqin insekte, zogj, bletë dhe flutura të dobishme.

Bimësia në çatitë e gjelbëta thith dioksidin e karbonit, ndërsa çatitë e gjelbërta mund të ndihmojnë në uljen e temperaturës në qytete gjatë verës. Çatitë e gjelbërta, po ashtu  ofrojnë edhe mundësi për bujqësinë urbane. Njëkohësisht, çatitë e gjelbërta ofrojnë izolim që zvogëlon temperaturën e një ndërtese, gjë që redukton kostot e energjisë dhe kontribuon në efiçencën energjetike.

Çatia e parë e gjelbër u zhvillua shumë kohë më parë, me shembullin më të hershëm të regjistruar që ishte Kopshti i Varur i Babilonisë, i krijuar në vitin 500 p.e.s.  Metoda moderne e ndërtimit të çatisë së gjelbër, megjithatë, u zhvillua në Gjermani gjatë viteve 1960, duke krijuar sistemin e shtresimit që zbatohet sot. Ndonëse është mjaft e zakonshme në Evropë, kjo praktikë ka filluar të fitojë popullaritet edhe në SHBA dhe vende tjera.

Një çati e gjelbër zakonisht përfshin izolim të cilësisë së lartë kundër ujit dhe rrënjëve, një sistem efikas kullimi dhe shtresat e parapara, si dheu e plehrat për rritjen e bimëve. Shtresa hidroizoluese mbron strukturën nga dëmtimi i ujit dhe barriera e rrënjës mbron nga çdo rrënjë që mund të rritet.

 

Shembull i një modeli të çatisë së gjelbërt

 

Ekzistojnë tre lloje kryesore të çatisë së gjelbër, të cilat kërkojnë inxhinieri të veçantë, e ato janë:

– Ҫatitë ekstensive: Çatitë e gjelbërta janë të cekëta në thellësi, nuk kërkojnë ujitje dhe kanë bimë të vogla.

– Ҫatitë gjysëm-ekstensive: Çatitë e gjelbërta gjysmë intensive janë më të thella, kërkojnë pak ujitje dhe kanë bimë më të mëdha.

– Ҫatitë intensive: Çatitë e gjelbërta intensive janë lloji më i thellë i çatisë së gjelbër, kanë një kapacitet të lartë për ujitje dhe mund të mbajnë bimët më të mëdha.

 

Shkencëtarët dhe inxhinierët janë ende duke hulumtuar metodat më të mira për projektimin dhe ndërtimin e çative të gjelbërta. Fokusi më i madhë i shkencëtarëve dhe inxhinierëvë është kryesisht në mënyrën se si mund të ndërtohen çatitë e gjelbërta në klima dhe mjedise të ndryshme urbane. Kjo mënyrë e planifikimit dhe ndërtimit të çative, është bërë një zgjdhje tepër e kërkuar arkitektonike në mjediset urbane.

 

Ҫati e gjelbër në ndërtesë shumëkatëshe

Leave a Reply

Your email address will not be published.